“Jo! Nuk mund t’më prekësh”, dalin pamjet e ngacmimeve seksuale në Köln
Pamjet dramatike të ngacmimeve seksuale të ndodhura gjatë natës së ndërrimit të viteve, një vit më parë, në Köln të Gjermanisë, tregojnë sa të pafuqishëm ishin policët përballë turmës së dalë jashtë kontrollit.
Më shumë se 500 femra u sulmuan dhe grabitën nga një turmë emigrantësh, kryesisht nga Afrika e Veriut, gjatë festimeve të Vitit të Ri.
Në videon e xhiruar nga kamerat e efektivëve të policisë mund të dëgjohet një vajzë që bërtet: “Jo! Ti nuk mund të më prekësh!”
Në pamje tregohen gjithashtu fishekzjarret e drejtuara nga njerëzit, një pjesë e të cilëve shpërthejnë në këmbët e policëve që përpiqen të kontrollojnë turmën prej 2 mijë vetash.
Policia e Köln deklaroi se këtë vit përgjatë natës së ndërrimit të viteve, në gadishmëri do të jenë 1500 oficerë, 10 fish më shumë se një vit më parë, për të shmangur përsëritjen e një ngjarje të ngjashme.
Autoritetet kanë planifikuar gjithashtu survejimin nga ajri me helikopterë.
*Që nga momenti kur u bë publik lajmi i këtij sulmi masiv kanë qenë të shumta viktimat që kanë treguar atë çfarë i ndodhi atë natë.
Një 18 – vjeçare abortoi, pasi u përdhunua sëbashku me një tjetër vajzë në një stacion treni, nga një grup emigrantësh
./tvklan.al