Jo taksë banese për pensionistët dhe njerëzit me ndihmë ekonomike
Pensionistët e vetëm dhe familjet me ndihmë ekonomike do të përjashtohen nga taksa e banesës. Vendimi u mor në komisionin parlamentar të ekonomisë. Nga ky vendim përjashtohen afro 36% të ndërtimeve në vend.
Deputetë të opozitës të cilët u larguan nga mbledhja, propozuan përjashtime edhe për kategori të tjera si personat me aftësi të kufizuar. Kjo vendimamarrje iu ala pushtetit vendor. Vetë kryetari i komisionit Erjon Braçe u shfaq skeptik për këtë.
Si pasojë e këtij përjashtimi, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë mori një tjetër vendim. Të rrisë taksën e ndërtesës për qëllim biznesi, nga 0.15% që u propozua në fillim nga qeveria për vitin që vjen, në 0.2% të vlerës në vit. Ndryshimet u morën gjatë votimit nen për nen të paketës fiskale 2018.
TAKSA 0.15% e VLERËS REALE
0.15% e 5.600 000
Totali në vit 8 400 lekë
PROPOZIMI FINAL
0.2% e 5.600 000
Totali në vit 11,200
Burimi: Klan Plus