Jo vetëm det, por edhe turizëm kulturor
Manastiri i Zvërnecit pret mbi 500 vizitorë në ditë
Jo vetëm turizëm detar, por edhe kulturor. Rreth 500 turistë vendas dhe të huaj vizitojnë çdo ditë Manastirin e Zvërnecit, pranë lagunës së Nartës në Vlorë.
“Jemi turistë italianë. Është hera e parë që vijmë këtu. Është vend shumë i bukur. Kisha antike qenka restauruar shumë bukur.”
“Jemi nga Italia. Edhe pse është vend i bukur, duhet të jetë më i populluar. Le të themi që turistët vijnë për shkak të shpenzimeve të pakta, por edhe për bukuritë e natyrës.”
Nuk mungojnë edhe ata që celebrimin e tyre e kryejnë me pamjet çlodhëse të kësaj zone.
Historia, kultura, qetësia dhe pastërtia kanë bërë që kjo zonë turistike të frekuentohet nga i vogël dhe i madh.
Manastiri i Zvërnecit sipas historisë është ndërtuar diku rreth shekullit te XIII-XIV.
Data 14 he 15 Gusht shënon edhe festimet e Shën Mërisë nga besimtarët e krishterë, ku fluksi i vizitorëve është më i madh.
Tv Klan