Jo vetëm fushatë zgjedhjesh, por dhe posterash (21 Shtator 2000)
Fushatë zgjedhjes, por dhe posterash. Këto fletushka nuk ngjiten vetëm natën, por edhe në mes të ditës. Sipas një vendimi të këshillit bashkiak, vendet e reklamave janë të ligjëruara, ndërsa ato që kanë fatin të quhen të paligjshme, duhet të personi përgjegjës të gjobitet, por pjesa më e madhe e vendeve publike në Tiranë, është kthyer në reklamim afishesh.
Nuk munguan shkrimet shumëvjeçare të gdhendura në mure, tani duhet të shohim dhe pamje të tilla ku nuk kupton asgjë. Ndërmarrja e Dekoreve pranë bashkisë ka vetëm për detyrë prodhimin, ndërsa për t’i vendosur është me dëshirë. As ajo e pastrim-gjelbërimit nuk merr përsipër asgjë. Ndërkohë që miliona lekë kanë filluar të xhirohen në ditë për këto postera, ndërsa për pastrim dhe gjoba as që bëhet fjalë./tvklan.al