“Jo Vetëm Modë”/ Një udhëtim brenda avionëve privatë më të shtrenjtë në botë
Sonte në mbrëmje, në programin “Jo Vetëm Modë” do të keni mundësinë që të ndiqni një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe tejet ekskluziv, në botën e avionëve privatë më të rinj dhe më të shtrenjtë në botë.
Ideatorja dhe moderatorja e programit, Floriana Garo sëbashku me stafin kanë udhëtuar drejt Floridas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të përcjellë një prej ngjarjeve të përmasave botërore, siç është panairi i përvitshëm i aeroplanëve privatë ose avionëve të biznesit, duke eksploruar kështu një botë thuajse të paprekshme nga njerëzit e zakonshëm.
Por jo vetëm kaq, “Jo Vetëm Modë” rezervon edhe shumë supriza të tjera, ndaj mos harroni të na ndiqni sonte në mbrëmje në orën 20.05, vetëm në ekranin e Televizionit Klan./tvklan.al