Jo vetëm modë/Shtëpi të re për nënën dhe 3 fëmijët që jetonin në skamje


Jo vetëm modë/Shtëpi të re për nënën dhe 3 fëmijët që jetonin në skamje

09:34 10/07/2016

Në më pak se një muaj programi “Jo vetëm modë” në Televizionin Klan, ia ka dalë që të realizojë misionin për rikonstruksionin e shtëpisë së familjes Balliu, që jeton në fshatin Bërxhullë, të Tiranës.

ishte

Shtëpia e Manushqes dhe 3 fëmijëve të saj që jetonin në skamje dhe në kushte të tejskajshme varfërie, ka marrë tjetër fytyrë.

kuzhina

Pas publikimit të këtij rastit, ky program në bashkëpunim me donatorët ka mundur të shndërrojë tërësisht një shtëpi të pabanueshme në një banesë të rehatshme, me të gjitha kushtet normale.

Capture

 

Me bujari dhe me shpirtin e solidaritetit për t’i dhënë një dorë tjerit, u bë i mundur izolim të shtëpisë, sistemimi i çatisë, instalime hidraulike dhe elektrike, një shtrim me pllaka dhe mobilimi, etj.

kuzhina ee

Tashmë 3 fëmijët dhe nëna e tyre, kan një shtëpi si gjithë të tjerët.

banjo

 

Ndërsa “Fundjavë ndryshe”, është e angazhuar që të ndihmojë familje Balliu në mënyrë të vazhdueshme duke e furnizuar me ushqime dhe veshmbathje, falë kontributrit të secili prej jush/tvklan.al





Të ngjashme