Joachim Low ende në dyshim
Nuk ka mbështetjen e të gjithëve në federatën gjermane
Në Federatën Gjermane të Futbollit janë ende të ndarë nëse do të vijojnë bashkëpunimin me Joachim Low ose jo, pas humbjes katastrofale 6-0 me Spanjën në Ligën e Kombeve.
Sipas mediave vetëm drejtori i ekipeve përfaqësuese Oliver Bierhoff ka shprehur hapur mbështetjen për trajnerin. Ndërsa në një sondazh të revistës së njohur sportive “Kicker” 90% e votuesve janë kundër Joachim Low dhe duan që ai të largohet.
Low drejton Gjermaninë prej vitit 2006 dhe gjatë kësaj periudhe ka fituar vetëm Kupën e Konfederatave në 2017. Pritet të shikohet se si do të veprohet me 60-vjeçarin, i cili është nën kontratë deri më 31 korrik të 2022.
Tv Klan