Biden zgjedh një grua si zëvendëse


Biden zgjedh një grua si zëvendëse

09:00 12/08/2020

Kamala Harris mund të jetë e para zv/Presidente me ngjyrë

Joe Biden do të sjellë risi të dyfishtë në postin e zv/Presidentit të Shteteve të Bashkuara nëse zgjidhet President në garën e 3 Nëntorit. Ai përzgjodhi Kamala Harris-in në postin e zëvendësit të tij, e cila do të jetë e para grua në këtë post në historinë e vendit, por edhe i pari person me ngjyrë.

55-vjeçarja është e vajzë e një babai nga Xhamajka dhe një nëne indiane dhe mund të konsiderohet edhe si afro-amerikane, por edhe si amerikano-aziatike. Harris konsiderohet si një figurë e fortë pasi ka një karrierë të gjatë politike. Aktualisht është anëtare e Senatit, duke qenë amerikania e dytë me ngjyrë në histori që është pjesë e këtij institucioni. Ndër postet më të larta drejtuese, ajo ka mbajtur për 6 vjet nga 2011-ta atë të kryeprokurores së shtetit federal të Kalifornisë.

Harris mori pjesë në garën e demokratëve për kandidaturën presidenciale të këtij viti dhe ka qenë rivale me Joe Biden-in deri në 3 Dhjetor të vitit të kaluar kur u tërhoq për mungesë fondesh.

E diplomuar për jurisprudencë, Harris ka mbështetur gjithnjë lëvizjet e afro-amerikanëve dhe ato për të drejtat e grave, ndërsa si moto të fushatës në krah të Joe Biden-it ka bashkimin amerikanëve, pas ndasive të thella në protestat shkaktoi vrasja nga policia e afro-amerikanit George Floyd.

Tv Klan






Të ngjashme