Johannes Haindl në Shkup, takim me liderët politikë
I dërguari i posaçëm gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl do të vizitojë sërish Shkupin.
Kjo është vizita e tij e katërt brenda një kohe të shkurtër. Haindl pritet të zhvillojë takime me liderët politikë në vend.
Siç shkruan
Klan Kosova,
opozita pret që të shtohet presioni ndaj liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, pasi si Komisioni Evropian ashtu edhe bashkësia ndërkombëtare, kanë fajësuar drejtpërdrejt qeverinë për krizën politike në vend.
“Presim që ardhja e Johannes Haindl të kontribuojë në tejkalimin e krizës”, shprehet opozita në vend.
Nga ana e tyre, edhe nga liderët e VMRO-DPMNE kanë të njëjtin qëndrim, por sipas tyre për krizën është fajtore opozita.
Pas Haindl, më 11 Korrik, Maqedoninë pritet ta vizitojë edhe Sekretarja shtetërore e SHBA-së Viktoria Nuland./tvklan.al