Johnny Depp akuzon ish-bashkëshorten për abuzim
Ylli hollivudian Johnny Depp ka hedhur poshtë akuzat për keqtrajtim të ish-bashkëshortes Amber Heard, dhe ka thënë se ishte ajo që ka abuzuar gjatë marrëdhënies së tyre. Në dokumentet që ka dorëzuar në gjykatë si pjesë e padisë së tij për shpifje ku kërkon dëmshpërblim 50 milionë Dollarë, Depp ka ngritur akuza kundër ish-gruas.
“Unë i kam mohuar me forcë akuzat e znj.Heard që kur ajo i bëri për herë të parë në Maj të vitit 2016”
, tha aktori.
Avokati i Heard mohoi akuzut kundër klientes së tij. Johnny Depp paditi për shpifje ish-bashkëshorten pasi aktorja tha publikisht se ishte viktimë e abuzimit në familje.
“Unë kurrë nuk kam abuzuar me znj.Heard apo me ndonjë grua tjetër. Ajo ishte abuzuesja dhe unë isha viktima”,
shtoi Depp.
Amber Heard dhe Johnny Depp u martuan në Los Angelos në Shkurt të vitit 2015. Në vitin 2016 çifti u divorcua dhe nënshkruan një marrëveshje që asnjëri prej tyre mos diskutonte publikisht marrëdhënien e tyre.
/tvklan.al