Johnson: Rusia mund të ketë kryer krime lufte
Ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson tha se nëse pas bombardimit të kamionëve të ndihmave në Siri qëndron Rusia, atëherë kemi të bëjmë me një krim lufte.
Moska nga ana e saj e ka mohuar autorësinë e sulmit ajror ndaj dërgesës së ndihmave, ku mbetën të vrarë 20 anëtarë të organizatave humanitare.
Tv Klan