Johny Depp “kërcënon” Trumpin me vrasje
Aktori Johnny Depp nuk është rezervuar që në mes të njv shakaje të kërcënojë me vrasje Presidentin amerikan, Donald Trump.
Aktori hollywoodian mori pjese ne Festivalin Glastonbury në Britaninë e Madhe, ku u shfaq për publikun filmi i tij, i vitit 2004 “The Libertine”.
“A mund ta sillni Trump këtu?” i kërkoi ai audiencës.
Ju e keqkuptuat plotësisht, më thoni kur ka qenë hera e fundit që një aktor ka vrarë një president? Ju drejtua Depp pas kundërshtive të publikut.
Ylli i kinemasë pranoi se komentet e tij do të diskutoheshin e do të ngjallnin polemika.
Pasi përfundoi deklaratat Depp u mendua dhe kuptoi se deklarata e tij do të jetë në të gjitha mediat , menjëherë nxitoi të thoshte se ai nuk kishte insinuuar asgjë.
Por ai nuk është i famshmi i parë amerikan që aludon për vrasjen e presidentit Trump. Në Uashington, Madonna tha se ajo mendonte “të hidhte në erë Shtëpinë e Bardhe”.
/Tv Klan