Jonida Vokshi tregon arsyen e vërtetë pse hoqi dorë nga muzika (Video)
Moderatorja Jonida Vokshi është padyshim një nga femrat më të njohura dhe me të komentuarat në showbizin shqiptar.
Mbrëmjen e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan ku foli për hapat e parë të saj në televizion. Ajo tregoi se fillimisht është bërë e njohur për publikun si këngëtare dhe më pas si moderatore. E pyetur nga drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi për arsyen se përse hoqi dorë nga muzika, moderatorja tha me humor se la muzikën pasi njohu Elvana Gjatën.
Ermal Mamaqi: Jonida përpara se të fillonte të modelonte në emisione ka filluar karrierën si këngëtare.
Jonida Vokshi: Në fakt, hapat e parë për t’u marrë me televizion kanë filluar herët, që kur unë kam qenë e vogël. Kënga ishte një dëshirë më shumë se sa një nismë e një rrugëtimi që unë mendoja ta vazhdoja. Duke pasur një baba muzikant në shtëpi, muzika ka qenë e pranishme në familjen time. Unë doja thjeshtë të kisha një kujtim dhe bëra mirë që e bëra në atë moshë sepse nuk do ta bëja më.
Ermal Mamaqi: E morëm vesh tani që ti e le muzikën…
Jonida Vokshi: E lashë muzikën sepse njoha Elvana Gjatën dhe ia lashë asaj.
Ermal Mamaqi: Nuk e di nëse dini apo jo, por Jonida Vokshi është shoqe e ngushtë me Elvana Gjatën, e ka si motër.
Jonida Vokshi: Ja dhe një gjë e re.
/tvklan.al