Jordania ekzekuton 15 të burgosur


Jordania ekzekuton 15 të burgosur

14:11 04/03/2017

Ministri i Informacionit në Jordani, Mahmud al-Momani ka njoftuar se ditëne sotme janë varur 15 të burgosur.

Dhjetë nga personat që varur, ishin dënuar për akuza në lidhje me terrorizëm dhe pesë të tjerë për krime “monstruoze”, duke përfshirë përdhunimin, u ka thënë gazetarëve, ministri Momani.

Mbreti Abdullah II, kishte thënë në vitin 2005 se Jordani do të bëhet shteti i parë në Lindjen e Mesme, që do të ndalojë dënimet me vdekje.

Sidoqoftë, pas rritjes së numrit të krimeve, në dhjetorin e vitit 2014, Jordania dënoi me varje 11 burra, të cilët ishin gjetur fajtorë për vrasje.

Këto veprime u kritikuan nga grupet për të drejtat e njeriut./tvklan.al

Burimi: REL

 






Të ngjashme