Josa: Duhen pikë për të mos rrezikuar


Josa: Duhen pikë për të mos rrezikuar

16:12 30/03/2017

Tiranës i duhet një fitore me Vllazninë të premten për të bërë kthesën në kampionat, që ka marrë për keq. Bardheblutë janë në vendin e gjashtë dhe kanë 9 javë që nuk fitojnë një përballje të Superligës. Trajneri Mirel Josa pranon se duhen pikë që mos të rrezikojnë.

Mirel Josa: Jemi larguar nga objektivat që kishim në fillim të kampionat dhe na duhen pikë. Na duhet vazhdimësia për të mos rrezikuar në fund.

Pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtareve i shërbeu skuadrës për të përmirësuar gjendjen fizike.

Mirel Josa: Pushimi na ndihmoi për të rritur gjendjen fizike të skuadrës dhe jam i sigurt që jemi në 100% tani.

Në këtë përballje që do të luhet në orën 19:00 në “Selman Stërmasi” pritet rikthimi i Erando Karabecit edhe pse jo si titullar, ndërsa nuk ia ka dalë mbrojtësi Gentian Muça, i cili ende ka probleme me mesin.

Tv Klan






Të ngjashme