Josa i zhgënjyer, bën thirrje për qetësi
Tirana nuk po del dot nga kriza që e ka përfshirë prej shumë javësh dhe kjo ka sjellë edhe zhgënjimin e trajnerit Mirel Josa. Tekniku e ka me futbollistët për mënyrën e lojës.
Gjithsesi Josa beson tek ekipi dhe kësaj situate t’i jepet vëmendja e duhur nga ana psikologjike.
Nga ana tjetër, Armando Cungu, trajneri i Vllaznisë nuk ka mundur ta fshehë kënaqësinë e fitores në kryeqytet
Tirana ka 10 ndeshje pa fitore ndër të cilat 6 humbje dhe 4 barazime. Tashmë bardheblutë duhet të ruhen nga rreziku i rënies nga kategoria.
Vllaznia fitoi 2-1 nw Selman Stërmasi me gola të Gocajt dhe Gurishtës. Humbja e radhës u përjetua keq nga tifozët bardheblu të cilët thyen xhamat e një prej autobusëve të tifozëve shkodranë gjatë largimit nga stadiumi.
Tv Klan