Josa në stërvitjen e parë të Tiranës
Pak orë pasi është zyrtarizuar si trajneri i ri i Tiranës, Mirel Josa ka ndjekur nga afër stërvitjen e bardhe-bluve ne Skënder Halili. Për disa minuta tekniku e ka parë nga jashtë seancën e drejtuar nga zv/trajneri Ivan Gvozdenović.
Me sa duket Josa ka dashur të studiojë nga afër futbollistët për të kuptuar se ç’duhet të bëjë që loja e ekipit të përputhet me objektivat e klubit.
I shpenguar, ai ka këmbyer edhe batuta me pjesëtarë të tjerë të stafit.
1.30 minuta në stërvitje për të ka qenë e pamundur të mos përfshihet. Siç duket edhe nga pamjet, trajneri u shpjegon nga afër futbollistëve ushtrimet.
Mirel Josa ka edhe tre ditë për të përgatitur ndeshjen e tij të parë, atë me Teutën e Durrësit. Nuk do të jetë e lehtë pasi durrsakët edhe ata me trajner të ri, Gugash Maganin, kërkojnë largimin nga fundi i tabelës./ TV KLAN