Josa shpreson rezultat me Skënderbeun
Tirana është larguar nga objetivi i fillimit të sezonit, por Mirel Josa nuk e mendon mbijetesën edhe pse diferenca me vendin e parafundit është 7 pikë. Bardheblutë kanë patur probleme që trajneri i pranon, por mendon se një kthesë me Skënderbeun të premten do të ndryshojë shumë.
Mirel Josa (Trajner i Tiranës):
Një rezultat pozitiv do të na bënte mirë. Sa për mbijetesën e nuk e besoj se rrezikojmë
.
Tiranës i kthehet Dorian Kërçiku, i cili pritet ta nisë nga stoli, por nuk do të ketë një element të rëndësishëm si Gentian Muça. Qendërmbrojtësi dhe kapiteni Erando Karabeci, i cili është në fazë riaftësimi, janë mungesat e rëndësishme për Tiranën.
Mirel Josa:
Gjendja e Gentit më ka shqetësuar, pasi ka patur probleme me shpinën dhe ju e dini se si ka luajtur, kështu që më mirë të jetë dikush tjetër që është në formë.
Mirel Josa sqaron se lojtarët e tjerë janë të motivuar për të dhënë më të mirën në fushë, që të festojnë një sukses pas shumë javësh. Tirana nuk fiton një ndeshje në kampionat prej 18 dhjetorit.
Tv Klan