Jose Kutiliero konferencë në Tiranë (13 Dhjetor 1998)


Jose Kutiliero konferencë në Tiranë (13 Dhjetor 1998)

11:35 13/12/1998

MAPE siguron mbështetje të vazhdueshme për policinë shqiptare. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Europian, Jose Kutiliero ka deklaruar para gazetarëve fillimin e një faze të re të strukturimit të organeve doganore, policisë kufitare dhe trajnimin e qindra policëve shqiptarë.

Kutiliero u shpreh se MAPE nuk ka patur vështirësi në zbatimin e misionit të saj ndërkohë që ka bashkëpunuar me të gjitha qeveritë që kanë qeverisur Shqipërinë në dy vitet e fundit. Ai gjithashtu vlerësoi rritjen e rrogave për policët shqiptarë si dhe përmirësimin e metodave të punës në lidhje me krimin e organizuar./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme