Jozefina Topalli, jeta përtej politikës (2006)
Autori: Blendi Fevziu
22:25 22/03/2007Opinion-Asnjëherë, as në ëndrrat më optimiste të adoleshencës Jozefina Topalli nuk e kishte menduar kthesën që do të merrte jeta e saj. Vajza e re e njërës prej familjeve më me traditë të Shkodrës, e lidhur fort me historinë e shtetit shqiptar dhe politikës së tij duket se notonte në të tjera ujëra. Politika ishte molla e ndaluar Topallit.
Ajo ëndërronte matematikën dhe shkencat e ekzakte. Por pas një eksperience 10-vjeçare në politikë, Jozefina Topalli u bë gruaja me postin më të lartë në historinë e Shqipërisë. Në një intervistë për emisionin “Opinion” tregon jetën e saj përtej politikës.
“Ëndrrat e mia të rinisë nuk kanë pasur asnjë pikë kontakti me politikën, as ëndrra më optimiste s’më çonte në kontakt me të. Nuk mendohej në atë periudhë të bëje karrierë në politikë. Ëndrrat e mia ishin të lidhura me shkollën, me prirjet që unë kisha. Ëndrrat që unë kisha dikur janë krejt ndryshe nga ato që kanë fëmijët e mi sot, kanë qenë dy realitet ë ndryshme”, tha Topalli./tvklan.al
E ftuar: Jozefina Topalli