Jozefina Topalli përballë gazetarëve


Jozefina Topalli përballë gazetarëve

Autori: Blendi Fevziu

23:52 14/10/2010

Emisioni i sotëm “Opinion”, e ka vendosur fokusin e tij tek zhvilimet më të fundit politike. Në parlamentin Europian u aprovua me vota vendimi i Komisionit Europian, për liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Zhvillime dhe ndryshime të reja kanë ndodhur brenda dy javëve të fundit, edhe në politikën shqiptare që lidhen me mazhorancën, ligjin e ri elektoral ,por edhe zhvillimet brenda parlamentit shqiptar. Për të diskutuar mbi këto çështje, e ftuar në studio ishte kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli dhe përballë saj një panel gazetarësh të përbërë nga drejtoresha e Televizionit Alsat Eni Vasili, drejtori i gazetës “Mapo” Henri Çili, drejtori i gazetës “Panorama” Andi Tela, drejtori i ABC News Franko Egro.

Në fillim të intervistës, Topalli u shpreh: 7 Tetori ishte një datë që ka për të hyrë në historinë e kombit tonë, si një ndër momentet më të gëzueshme, por edhe emocionale. Vendimi i 27 vendeve të Bashkimit Europian, të të gjithë grupeve parlamentare nga e majta në të djathë në Parlamentin Europian, me një mazhorancë të stërmadhe prej 538 votash, votonin atë që ne e quanim heqja e vizave për shqiptarët, por që në fakt është liria. Dhe përveç lirisë është dinjiteti për shiptarët./tvklan.al






Të ngjashme