Jozefina Topalli vërejtje për Kushtetutën (13 Nëntor 1998)
Nënkryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, vërejtjet e saj për Kushtetutën i ka nisur me nenin 41 të projekt Kushtetutës . Sipas saj me mënyrën se si është paraqitur neni, e djathta e shpronësuar mbetet e njëjtë si para 50 vitesh ku dhjetëra shqiptarë u shpronësuan për arsye politike apo për ligje të arsyeshme ose objektive. Demokratja e cilësoi këtë nen tepër me problem edhe përsa i përket investimeve të huaja, e parë kjo në termat e perspektivës, pasi të huajt nuk mund të derdhin para kur e drejta e pronës i kufizohet dhe se ky kufizim nuk i kompesohet. Në vërejtjet e bëra prej saj, ajo u ndal dhe në konceptin që i është bërë Avokatit të Popullit ku për të avokati që paraqitet në këtë projekt, është një avokat i vdekur pa lindur akoma. Sipas saj dëshira e autorëve për t’i dhënë projektit frymë nordike, mbetet vetëm në kornizat e një dëshire.
Pamje Jozefina Topalli me gazetarët./tvklan.al