Jugu i Shqipërisë, jehonë në mediat britanike


Jugu i Shqipërisë, jehonë në mediat britanike

13:59 13/07/2018

Një prurje e re në rrethin e festivaleve, Shqipëria josh pushuesit e rinj për të kërcyer në plazhet e saj dhe për të eksploruar përtej brigjeve të saj të paprekura.

Sa seriozisht Ministria shqiptare e Turizmit po e merrte festivalin Kala, ngjarja e parë ndërkombëtare e këtij lloji në vend, u bë e qartë kur dolëm nga varka në Sarandë, ku gjetëm një makinë policie që nga shoqëroi për te instruktorët që do të na ndihmonin në aventurën tonë malore. Kjo dhe ardhja e Kryeministrit Edi Rama të nesërmen për një konferencë shtypi me organizatorët në hotelin tonë.

“Shqipëria ka qenë gjithmonë e bukur”,

tha ai. “

Por njerëzit mendojnë se është një vend ku mund të grabitesh dhe të vidhesh... por kjo njollë na ka ndihmuar. Kur dikush viziton vendin dhe del shëndoshë e mirë, ata e kuptojnë se është një parajsë. Është si mollë e ndaluar: mos e kafsho, ose do ta duash gjithë jetën”.

Sa për mendimin e tij për Kalën? “

Duhet ta pranoj nuk di asgjë për festivalin, por në parim është ide fantastike”

, tha ai, duke ofruar një natë me birra shqiptare falas para se të zhdukej.

Duke lënë birrën falas mënjanë, Shqipëria nuk është e para në listën e vendeve më të vizituara të Evropës. Ajo ka rreth 80,000 vizitorë nga Mbretëria e Bashkuar në vit, një numër i vogël krahasuar me 3 milionë që shkojnë çdo vit në Greqinë fqinje, ose 765,000 që vizitojnë Kroacinë aty pranë. Por kjo mund të ndryshojë. Në vitin 2014,

New York Times

 e përfshinte bregdetin shqiptar midis destinacioneve më të mira të saj (

"Kjo është Evropa kur ishte e freskët dhe e lirë”

, shkruante ajo), ndërsa

Lonely Planet

e renditi kryeqytetin, Tiranën, midis vendeve më të mira për t’u vizituar në Evropë këtë vit.

Kala, një festival javor i mbajtur në Qershor në qytetin turistik të Dhërmiut, mund të çimentonte reputacionin e Shqipërisë si një plazh i ri dhe si destinacion për festa. Për momentin, Dhërmiu është pak destinacion i ndërlikuar: një fluturim në Korfuz pastaj katër orë më traget dhe autobus. Megjithatë, me një aeroport të ri që thuhet se do të hapet në Vlorë (vetëm 50 km nga Dhërmiu) në vitin 2020, aksesi në Dhërmi ka gjasa të përmirësohet në mënyrë drastike.

Kala u zhvillua muajin e kaluar në pesë lokacione në Dhërmi, me hotelet dhe baret pranë plazhit. Vetëm 2.000 bileta ishin të disponueshme, kështu që kishte mjaft hapësirë në plazh, ujë të pastër kristalor, si edhe restorante. Biletat e festivalit përfshinin paketa të akomodimit, nga shtëpizat e plazhit, te hotelet luksoze. Me një program për të ndjekur ngjarjet muzikore, festivali u synua të ishte dhe për pushuesit pasiv, si edhe për ata që dëshirojnë të festojnë gjatë gjithë kohës.

Ekipi që themeloi Kala-n, Mainstage Travel, është organizatori i një prej festivaleve më të mëdha të dimrit të Evropë, Snowboxx. Ata kanë qenë duke u përpjekur të nisnin një ngjarje verore për tre vjet. “

Ne kërkuam Portugalinë, Kroacinë, Italinë, Spanjën, Maltën, Marokun, por nuk gjetëm asgjë

”, më tha Alan Crofton, drejtori i festivalit. “

Në Tetor të vitit të kaluar, ne vizituam Dhërmiun për herë të parë dhe pamë menjëherë potencialin. Ideja është të vini të qetësoheni në plazh...”

Shumica e njerëzve me të cilët fola i bënë jehonë kësaj.

“Gjëja më e mirë ishte se shkova diku ku nuk kam qenë kurrë më parë”

,  tha Rebecca, 27 vjeç, nga Londra.

"Doja të provoja një festival jashtë vendit. E gjeta në Resident Advisor dhe fotot dukeshin të mahnitshme”.

Me shumë njerëz që qëndronin një fundjavë të plotë, Ministria e Turizmit inkurajonte mysafirët të eksplorojnë pika të tjera të rivierës shqiptare. Këto përfshinin Gjirin e Gramës, një gji i veçuar që arrihej vetëm me anije në ujin blu verbues dhe me qindra mbishkrime që datojnë në shekullin e 3 para Krishtit. Syri Blu, një pishinë 45 metra e thellë, e rrethuar me pemë lajthie dhe plazhi i Ksamilit, një fshat bregdetar nga i cili mund të eksplorohen me anije ishuj të pabanuara me anije.

Për mua, elementi më i paharrueshëm ishte një gji vetëm gjashtë minuta larg nga Dhërmiu. Përtej plazhit, i rrethuar nga pemë të harlisura dhe nga shkëmbinj të pjerrët të kuq, ku mund të qëndrosh deri në perëndim të diellit kur vinte koha për të marrë anijen.

DJ-të duke përfshirë Bjørn Torske, Nick The Record dhe Jenifa Mayanja u kthyen për të luajtur për turmën. Një shëtitje në kanion të çon në një ujëvarë të fshehtë.

Kryeministri nuk po tallej kur e përshkroi vendin si një parajsë. Duket se nuk po tallej as për birrën falas. Dy ditë larg nga fundi i festivalit, pashë Crifto i cili po qeshte:

“Sapo mora një mesazh nga kryeministri”,

tha ai. “

Ai po dërgon arka me birrë... unë mendoj se të gjithë në festival do marrin nga një falas”.

Burimi: Will Coldwell-The Guardian 

Përshtati: tvklan.al 





Të ngjashme