Julia Roberts bën bilancin e 50 viteve të saj
Sapo ka shuar 50 qirinjtë e ditëlindjes dhe nuk e ka humbur buzëqeshjen e saj emblematike.
Julia Roberts e festoi një gjysmë shekulli jetë pa u trembur nga vitet që kalojnë, edhe pse në Holliwood koha ikën me ritme edhe më të shpejta.
“Nuk jam e fiksuar nga ideja e bukurisë me çdo kusht edhe pse e shoh ndryshimin në pasqyrë”, ka deklaruar Roberts në një intervistë për emisionin e mëngjesit në CBS.
Duke parë pas ndër vite ajo shprehet se nuk do donte të ishte prapë 20-vjeçe e sidomos në këtë periudhë. “ Do ishte e tmerrshme”, thotë Roberts. “Në fillimet e mia nuk ka pasur kaq shumë gazeta e televizione që merren me gossip” sqaron ajo.
Xhulia Robert është një tjetër provë e gjallë se karriera e një aktoreje nuk mbaron me kalimin e viteve.
Madje thotë se shumë role interesante vijnë pikërisht me pjekurinë e moshës. Dëshmi është edhe filmi i saj më i fundit “Wonder” që del në kinematë amerikane më 17 nëntor e në Europë në fund të dhjetorit. Ky film mund të jetë ndër kandidatët për Oscar.
Por aktrimi është më i lehtë sesa roli si nënë, në një familje me 3 djem.
“Tani jam nënë pothuaj me kohë të plotë e më pëlqen, por është më e vështirë se aktrimi dhe dita është shumë më e gjatë”, thotë ajo.
Sepse, për 50-vjeçaren kjo është më e rëndësishme, për shkak se bota po bëhet me sipërfaqësore, me kaotike dhe aspak e këndshme./Tv Klan