Juncker: Britania të qartësojë pozicionin e saj
Britania e Madhe duhet të qartësojë sa më shpejt pozicionin e saj pas Brexit. Deklarata vjen nga presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, përpara Parlamentit Europian.
Juncker nënvizoi se gjithsesi BE dhe Mbretëria e Bashkuar mbeten vende mike, por nevojitet një pozicionim i Londrës për të shmangur paqartësitë.
Në sintoni me deklaratat e Merkel, Holond dhe Renzit të hënën, presidenti e Komisionit Europian sqaroi se nuk do të ketë takime informale apo negociata sekrete.
“Nëse Britania e Madhe bën kërkesë për dalje, siç e parashikon neni 50 i Traktatit të Lisbonës, nuk ka negociata”, tha Juncker. /tvklan.al