Juncker e quan “qesharak” Parlamentin Europian, përplaset me Tajanin
Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker ka sulmuar ashpër deputetët e Parlamentit Europian, pjesa më e madhe e të cilëve sot mungoi në seancë.
Duke qëndruar në sallën gjysmë bosh të Parlamentit Europian, Juncker i quajti eurodeputetët “qesharakë, tërësisht qesharak”.
Ai tha se pranoi në sallë e rreth 30 eurodeputetëve vërtetoi që Parlamenti Europian është “jo serioz”.
Presidenti i Parlamentit Antonio Tajani reagoi ashpër ndaj Presidentit të Komisionit Europian, duke e akuzuar për mungesë respekti.
“Ju mund të kritikoni Parlamentin, por nuk është puna e komisionit për të kontrolluar parlamentin. Është Parlamenti që duhet të kontrollojë komisionin”
, tha Tajani.
Kjo është një nga përplasjet më të ashpra publike mes dy zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit. Një zëdhënës i Parlamentit tha më vonë se dy zyrtarët u takuan më vonë dhe Juncker shprehu keqardhjen për fjalët që kishte thënë.
/tvklan.al