Juncker kritikon zgjedhjen e Von Der Leyen


Juncker kritikon zgjedhjen e Von Der Leyen

15:38 05/07/2019

Takimi i ngrohtë mes Jean Claude Juncker dhe pasardhëses së mundshme të tij, gjermanes Ursula Fon der Lajen, la shijen e një kalimi miqësor stafete për presidencën e Komisionit Europian.

Por jo gjithçka është siç duket. Gjatë konferencës së Kolegjit të Komisionerëve në Finlandë, vend që mori presidencën e radhës së Bashkimit Europian, Juncker kritikoi mënyrën se si u përzgjodh ministrja Gjermane e Mbrojtjes.

“Po, procesi nuk ishte shumë transparent. Ndërsa procesi që çoi në nominimin tim në 2014 ishte shumë transparent sepse kishim kandidatë kryesues në çdo parti dhe e dinim se cili do të ishte i zgjedhuri nëse secila parti do të ishte fitimtarja në Parlamentin Europian. Fatkeqësisht nuk u bë traditë. Gjithmonë e kam pasur ndjesinë se do të hyj në histori, por jo kështu. Sepse jam i pari dhe i fundit kandidat kryesues”.

Juncker nuk u pajtua me rrugën që zgjodhën liderët e vendeve anëtarë, që zgjodhën me tyre kandidatin për president të Komisionit Europian, duke mos ia lënë automatikisht këtë post partisë së parë që doli nga zgjedhjet europiane.

Tv Klan






Të ngjashme