Juve vazhdon të kryesojë


Juve vazhdon të kryesojë

21:46 06/11/2016

Juventus vazhdon të mbajë kreun e renditjes në Serie A pas fitores së vështirë me Chievon.

Bardhezinjtë triumfuan 2 – 1, por e gjetën golin e parë vetëm në fillim të pjesës së dytë me Mandzukicin. Chievo në minutën e 66 -të arriti të barazojë shifrat me Pellisier, i cili u tregua i saktë me 11-metërsh.

Në të 75-in Juve shënoi golin e fitores me Pjanic.

Me tre gola të Salah, Roma fitoi në fushën e saj me Bologna. Egjiptiani ka qënë i pandalshëm duke e tërhequr Romën drejt kësaj fitoreje që e mban në vendin e dytë në renditje.

Milan fitoi 2-1 jashtë fushe. Kuqezinjtë shënuan që në pjesën e parë me Suso.

Palermo në pjesën e dytë barazoi me Nestorovski. 8 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt Lapadula, i cili hyri si zëvendësues shënoi një gol me takë duke i dhënë fitoren ekipit.

Pas 84 minutash të luajtura me Crotone, Inter vendos të shënojë 3 gola. Zikaltrit fituan duke treguar një shenjë ndryshimi për krizën e rezultateve. Perisic dhe Icardi vendosën rezultatin.

Tv Klan






Të ngjashme