Juventus barazon me Tottenham


Juventus barazon me Tottenham

12:51 14/02/2018

Tottenham, mori një rezultat të rëndësishëm në transfertën e vështirë kundër Juventus për çerekfinalet e Champions League. Në Torino u mbyll  2-2. Ishin të zotët e shtëpisë që e nisën vrullshëm takimin dhe brenda pak minutash shënuan dy herë.

Në minutën e dytë realizoi Higuain ndërsa në të 9 argjentinasi dyfishoi  me 11-metërsh. Praktikisht Juventus e nisi thuajse me fitore këtë takim, por nuk arriti ta ruajë rezultatin. Harry ngushtoi distancën në minutën e 35. Juve kishte mundësinë ta mbyllte ndeshjen nga pika e bardhë. Por kësaj herë Higuain gaboi.

Në minutën e 72-të, Eriksen barazoi shifrat, falë një goditjeje dënimi, duke thyer Buffon në mënyrë të shkëlqyer. Ajo e kthimit pritet të jetë një përballje e vështirë për skuadrën italiane që pësoi dy herë në shtëpinë e vet.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Manchester City fitoi 4-0 me Basel duke siguruar kualifikimin që në takimin e parë. Për zviceranët do të jetë e pamundur të përmbysë këtë rezultat në ndeshjen e kthimit. Dy gola u shënuan nga Gundogan dhe dy të tjerë nga Agueros dhe Bernardo Silva.

Tv Klan

 






Të ngjashme