
Juventus barazon në Napoli
Nuk ka fitore për Juventus në fushën e Napolit. Ndeshja e luajtur në stadiumin “San Paolo” u mbyll me rezultatin 1 – 1. Khedira shënoi një gol të shpejtë në minutat e para, por kjo nuk mjaftoi.
Pas pushimit kapiteni Hamsik rivendosi barazimin. Në këtë mënyrë Juventus frenohet edhe pse diferenca me Roma e vendit të dytë është jo e vogël.
6 pikë i ndajnë dy pretendentët kryesorë për titullin. Milan barazoi me rezultatin 1 – 1 sfidën me Pescara e luajtur në stadiumin “Adriatico”.
Abrucezët që mbyllin tabelën e renditjes në Serie A festuan që në minutat e para. Një keqkuptim mes mbrojtësit Paletta dhe portierit Donnarumma solli një autogol.
Barazimi u vendos falë golit të Pasalic pak para fundit të pjesës së parë. Ky rezultat nuk shërben as për Milan që kërkon një vend në kupat e Europës dhe as Pescara që vetëm matematikisht shpreson t’i shpëtojë rënies në Serie B.
Tv Klan