Juventus e nis me fitore aventurën në Champions League
Kampionët e Italisë e kanë nisur me fitore aventurën e këtij sezoni në Champions League. Juventusi ka arritur që të fitojë 0 me 2 në transfertë kundër Dynamo Kyiv.
Bardhezinjtë i janë falur këmbëve të Alvaro Moratës, i cili arriti që të shënonte dy herë dhe t’i dhuronte skuadrës 3 pikët e para.
Të dy golat Morata i shënoi në pjesën e dytë, të parin në minutën e 46-të dhe tjetrin në minutën e 84.
Ndërkohë është zhvilluar dhe ndeshja tjetër e Champions League, Zenit-Club Brugge që u fitua miqtë me rezultatin 1 me 2./tvklan.al