Juventus arrin fitoren e tretë


Juventus arrin fitoren e tretë

21:27 10/09/2016

Juventus fitoi takimin hapës të javës së tretë të Serie A. Ekipi kampion i Italisë mundi me rezultatin 3 – 1 Sassuolo. Gozalo Higuain, i cili e nisi si titullar për herë të parë me Juventus, shënoi dy gola të shpejtë, që i hapën rrugën drejt fitores bardhezinjve.

Fitore edhe për Napoli, që nuk pati në fushë Elseid Hysaj. Mbrojtësi shqiptar u la pushim nga trajneri Maurizio Sarri në prag të takimit të Champions League. Napoli mundi 3 – 0 Palermon në stadiumin “Renzo Barbera”. Golat u shënuan të gjithë në 45 minutëshin e dytë nga kapiteni Marek Hamsik dhe Jose Callejon.

Pjesa e më madhe e takimeve të javës së tretë të kampionatit italian do të zhvillohen të dielën.

Tv Klan






Të ngjashme