Juventus fiton Kupën e Italisë


Juventus fiton Kupën e Italisë

00:20 18/05/2017

Me kampionatin thuajse të sigurtë, Juventus ngriti Kupën e Italisë, pas fitores në Olimpico të Romës ndaj Lazios.

Bardhezinjtë shënuan dy herë në portën e Strakoshës. Goli i parë, u realizua nga Dani Alvesh, pas një harkimi perfekt prej 40 metrash nga Aleks Sandro. Ky i fundit, në minutën e 25-të, dha edhe asistin për Bonuçin, që dyfishoi shifrat.

Lazio shpërdoroi raste që mund të kishin kthyer rezultatin, por sulmuesit e saj ishin të pazotë të çonin topin në rrjetë.

Ky është trofeu i 12 i Kupës së Italisë i fituar nga Juventus. Pas pak ditësh skuadra e Allegrit do të presë Crotonen në Juventus Stadium.

Në rast fitoreje, Juve do të shpallet kampione për të shtatin vit radhazi, por klubi ka njoftuar se nuk do të ketë festime deri pas finales së Champions League të cilin e konsiderojnë si trofeun më të rëndësishëm të sezonit që plotëson objektivin e tripletës së titujve.

Tv Klan






Të ngjashme