Juventus fiton me përmbysje
Juventus fitoi 2 – 1 me përmbysje përballjen e me Udiense. Friulanët shënuan të parët në Torino, por Dybala ishte shpëtimtari i Juventus që mban kreun e renditjes.
Sulmuesi argjetinas realizoi dy herë, me goditje dënimi dhe 11-metërsh duke u shkëputur akoma më shumë nga rivalët. Roma u largua me 3 pikë nga “San Paolo” duke mundur 3 – 1 dhe treguar se është skuadra anti-Juve.
Mungesa e Milik për shkak dëmtimi e ka kthyer sulmin e napolitanëve të dobët për të goditur kundërshtarët. Skuadra ku aktivizohet shqiptari Hysaj pas një nisje të mirë lëshoi në fund të pjesës së parë kur Dzeko shbllokoi rezultatin.
Pas pushimit ishte sërisht sulmuesi boshnjak që shënoi për miqtë. Përpjekjet e lojtarëve vendas ndezën shpresat në të 58’ me golin e Koulibaly, por nuk ishte një ditë për Napoli, pasi Salah në minutat e fundit realizoi për Roma duke siguruar fitoren. Të dielën dhe të hënën do të luhen ndeshjet e tjera të javës së tetë të Serie A.
Tv Klan