Juventus ka në listë Strakoshën
Thomas Strakosha përfundon në listën prej 50 lojtarësh, të cilët vëzhgohen nga Juventus. Lajmin e bën të ditur e përditshmja sportive torineze “Tuttosport”.
Portieri shqiptar i cili sapo rinovoi kontratën me Lazio i mohoi Juventus fitoren në kampionat dhe finalen e Superkupës, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të klubit të njohur. Mundësia për të transferuar për momentin duket e vogël, por gjithsesi interesimi për 22-vjeçarin tregon se ka vlera edhe për një ekip si Juventus. Kartoni i Strakoshës sipas gazetës “Tuttosport” vlerësohet te 30 milionë euro edhe pse është tepër e lartë për një portier.
Thomas Strakosha po kalon një moment të shkëlqyer te Lazio, duke qenë titullar i padiskutueshëm në kampionat dhe Europa League./Tv Klan