Juventus, kampion që këtë javë?


Juventus, kampion që këtë javë?

12:59 21/07/2020

Titulli varet dhe nga gabimet e rivalëve

Lazio e Thomas Strakoshës nuk arriti të ngadalësojë rrugën e Juventus drejt titullit.

Në Torino vendasit fituan 2 – 1 dhe tani trofeu është më pranë, pasi diferenca me Interin e vendit të dytë është 8 pikë.

Por cilët janë skenarët që e shpallin kampion Juve që në javën e ardhshme. Titulli i 9-të radhazi është i mundshëm që këtë mesjavë, pasi skuadra e Sarri është në avantazh në përballjet direkte me Inter dhe Atalanta.

Nëse Juventus fiton me Udinese dhe Inter nuk mund Fiorentina, bardhezinjtë festojnë që në javën e 35.

Kombinimi tjetër është barazimi i Juve në Udine, Atalanta të mos fitojë me Bologna dhe Inter të humbasë përballë Fiorentina.

Edhe këtë javë triumfi i Juventus varet edhe nga rivalët.

Tv Klan






Të ngjashme