Juventus mendon për portierin Gigio Donnarumma


Juventus mendon për portierin Gigio Donnarumma

17:15 11/01/2020

Bardhezinjtë janë gati ta paguajnë 9 milionë euro në sezon

Gigio Donnarumma është i lidhur nën kontratë me Milan deri më 30 Qershor të 2021. Kohëzgjatja e marrëveshjes nuk e bën të sigurtë qëndrimin e portierit, pasi vazhdimisht ka interesim nga ekipe të njohur.

Njëri prej tyre është Juventus që me anë të menaxherit Mino Raiola mund t’i ofrojë 9 milionë në sezon për një kontratë 5-vjeçare. Pagesa mund të rritet me kalimin e viteve, një propozim tepër i leverdisshëm.

Te Juventus mendojnë që të kenë të sigurtë portën ku gara do të jetë me Szczesny, të cilit po përpiqen t’i rinovojnë kontratën që zgjat deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Donnarumma gjithsesi është tepër i lidhur me Milan dhe deri më tani nuk ka pranuar ofertat e bëra. Në klub po përpiqen të rinovojnë me 20-vjeçarin, i cili përfiton 6 milionë euro në sezon, por ende nuk ia kanë arritur.

Tv Klan






Të ngjashme