
Juventus nuk ndalet…
Juventus nuk ndalet duke vijuar rrugën drejt titullit. Ekipi i Allegri triumfoi në derbin e Italisë me rezultatin 1 – 0.
Rastet patën të dy ekipet, por goli që vendosi sfidën u shënua në çastet e fundit të pjesës së parë. Juan Cuadrado realizoi në portë e Handanovic.
Ky ishte goli i parë për kolumbianin në këtë kampionat. Juventus në këtë mënyrë është 6 pikë larg Napoli me 1 ndeshje të prapambetur, që duhet të luajë. Një debutim i hidhur në kampionat me Torino për Arlind Ajetin.
Mbrojtësi shqiptar e nisi si titullar në barazimin 1 – 1 në fushën e Empoli, por ishte përgjegjës për golin e pësuar. Një pakujdesi e shfrytëzuar nga Pucciarelli, i cili shënoi për vendasit.
Veseli e ndoqi takimin nga stoli. Milan pësoi një tjetër disfatë. Skuadra e Montella u mund 1 – 0 nga Sampdoria në takimin e kampionatit i luajtur në “San Siro”.
Kjo ishte humbja e katërt radhazi me Milan, përfshi atë në Kupën e Italisë. Atalanta e Etrit Berishës fitoi 2 – 0 me Cagliari duke u afruar me zonën e kupave të Europës.