Juventus përkohësisht në krye
Juventus fitoi 2 – 0 me vështirësi takimin në fushën e Chievos. Ndeshja e javës së 22 të Serie A u vendos me golat e Khediras dhe Higuain në pjesën e dytë, kur skuadra vendase ishte me 9 lojtarë në fushë për shkak të kartonëve të kuq.
Chievo rezistoi për 67 minuta. Me këtë fitore Juventus merr kreun e renditjes në pritje të rezultatit të Napolit. Atalanta është rikthyer te fitorja në kampionat.
Ekipi bergamask mundi me rezultatin 3 – 0 Sassuolo, në një sfidë ku sistemi Var u përdor disa herë. Në këtë përballje Etrit Berisha qëndroi në stol. Atalanta duhet të luajë të martën ndeshjen e Kupës së Italisë me Juventusin, fituesi i trofeut në fuqi. Serie A do të luajë të dielën të tjera ndeshje të javës së 22.
Tv Klan