Juventus ruan diferencën me ndjekësit
Juventus mban në distancë kundërshtarët falë fitores 3 – 1 me Cagliari. Bardhezinjtë qëndruan 6 pikë nga ndjekësit. Fitorja e Juventus nisi të ndërtohej vetëm pas 44 sekondash me golin e Dybala që e bëri më të lehtë marrjen e 3 pikëve.
Inter vijoi me fitoret në kampionat, duke arritur të shtatën radhazi ndaj Genoa në “San Siro”. Zikaltërit triumfuan me rezultatin 5 – 0 dhe janë të dytët në klasifikim me 25 pikë, po aq sa Napoli i vendit të tretë. Një sfidë ku Inter e kërkoi golin gjatë të gjithë kohës madje duke shënuar edhe në minutat shtesë.
Roma dhe Fiorentina nuk ndryshuan pozitat në klasifikim pas barazimit 1 – 1. Në sfidën e luajtur në Firence të parët shënuan vendasit dhe më pas miqtë që shmangën humbjen në minutat e fundit. Të dielën do të luhen takimet e tjera të javës së 11 të Serie A.
Tv Klan