Juventus siguron titullin
Covid-19 kufizon festimet e tifozëve në shesh
Juventus fitoi titullin e nëntë radhazi kur duhen edhe 2 javë që serie A të përfundojë. Fitorja 2-0 me Sampdorian në Torino ishte e mjaftueshme për të krijuar diferencën 7 pikësh me Interin e vendit të dytë. Në fërshëllimën finale shpërtheu festa për lojtarët dhe stafin ndërsa në bluza shkruhej; Të fortë.
Gëzimi nuk u ndal dhe në dhomat e zhveshjes. Në rrugë dhe në sheshin San Karlo ku mblidhen zakonisht, tifozët ishin të paktë në numër.
Ata e dëgjuan apelin e klubit dhe autoriteteve që të mos kishte grumbullime të mëdha për shkak të normave anti Covid-19. Mbështetësit që dolën me flamuj ishin disa dhjetëra. Ky është titulli i 36 në historinë e klubit që po kërkon prej kohësh suksesin edhe në kupat e Europës.
Tv Klan