Juventus triumfon me goleadë
Juventus i papërmbajtshëm përballë Sassuolos që e mundi me rezultatin 7 – 0.
Ekipi i Allegrit nuk i kishte shënuar kaq shumë gola në një takim të vetëm këtë sezon. Një zotërim absolut i Juventus me Higuain që shënoi 3 herë, duke marrë edhe topin e takimt.
Suksesi e ngjit skuadrën kampione në fuqi për momentin në krye në pritje të rezultatit të takimit Benevento – Napoli që do të luhet sot në orën 20:45. Milan barazoi 1 – 1 në transfertë me Udinese.
Suso shënoi që në minutat e para, por portieri Donnarumma shkaktoi autogol në pjesën e dytë kur Milan ishte me 10 futbollistë në fushë. Calabria u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.
Roma arriti më në fund një fitore në Serie A, që nuk e festonte prje 16 dhjetorit. Skuadra kryeqytetase mundi Verona me rezultatin 1 – 0. Goli u shënua nga Çengiz Under pas vetëm 43 sekondash. Rastet e mëvonshme, më së shumti të Roma nuk sollën gola të tjerë. Të shtunën Interi u ndal sërish në një barazim 1 – 1 me Crotone. Ekipi i Spaletti nuk fiton në kampionat prej 8 javësh.
Tv Klan