Juventus vendos kushte për Bonuccin
“Gjunjëzim dhe përulje totale
“. Kjo kërkohet nga Leonardo Bonucci për rikthimin e tij të mundshëm në Torino. Mediat italiane raportojnë se mes klubeve është biseduar për shkëmbimin e tij me Higuain po nga Juventusi janë vendosur dy kushte themelore për të cilat vetë Bonucci duhet të bjerë dakord, madje t’i pranojë me përulësi. E para ka të bëjë me pagën e tij.
Nëse tek Milani përfiton 10 milionë në vit, për rikthimin tek Juventus mbrojtësi duhet të pranojë ulje e cila mund të shkojë më shumë se 3.5 milionë. Në këtë mënyrë lojtari do të paguhet më pak se Higuain që përfiton 7 milionë e gjysmë Euro në sezon. Kushti i dytë dhe jo më pak i rëndësishëm është falja e madhe që ai duhet t’ua kërkojë tifozëve bardhezi.
Drejtuesit e Juventusit në këtë rast duhet të respektojnë edhe tifozërinë që nuk e ka harruar ende largimin e Bonuccit një vit më parë. Futbollisti la kampionët e Italisë dhe në mënyrë demonstrative shkoi tek rivalët e Milan që e priten me shumë bujë dhe ku për një sezon u shndërrua në lojtarin më të paguar të Serisë A.
Tv Klan