Ka ardhur koha të fshini Facebook-un!


Ka ardhur koha të fshini Facebook-un!

11:16 21/03/2018

“Është koha për të fshirë Facebook-un”,

ka deklaruar një nga themeluesit e WhatsApp.

Paralajmërimi i Brian Acton vjen pasi skandali në rritje rreth përdorimit të të dhënave të Facebook kërcënon të dëmtojë kompaninë.

“It’s time, #deletefacebook,”

shkroi ai në Twitter.

Postimi është ndarë më shumë se 4.000 herë dhe është një nga vetëm dy postimet që ai ka shpërndarë që nga viti 2016. Acton nuk e shpjegoi arsyetimin e tij, por vjen në kohën kur Facebook-u po kalon ditë shqetësuese./tvklan.al 






Të ngjashme