“Ka një mesazh për ty”/ Jeta plot surpriza e Luljetës
Një tjetër perzonash i rubrikës “Ka një mesazh për ty” sjell një histori interesante dhe plot aventura.
Luljeta, me origjinë nga Korça, por që jeton prej vitesh në Greqi, ka ardhur tek e “E Diela Shqiptare” për të rrëfyer historinë e saj plot dhimbje, sfida, vuajtje, por që në fund kjo jetë e ka shpërblyer edhe me sukses. Në rrugën e jetës së saj plot sakrifica, ajo nuk harron dorën që i ka ardhur në ndihmë, njerëzit të cilët kanë sakrifikuar pa kursim për të, ata që i kanë falur dashuri në një ‘det dhimbjesh’ dhe për këtë arsye ajo ndodhet në këtë program, për t’i bërë një surprizë prindërve të saj të shtrenjtë. Luljeta rrëfen se si çdo vajzë edhe ajo kishte shumë ëndrra. Ëndrra të cilat u shtuan edhe më shumë pasi njohu dashurinë e jetës me të cilin u martua. Pas martesës ata emigruan drejt Greqisë, aty ku edhe jeta e tyre mori një kthesë tjetër, aty ku edhe buzëqeshja e Luljetës, vajzës plot ëndrra u venit, por jo shpresa dhe forca për t’ia dalë mbanë.“Fillova me shumë ëndrra, si çdo vajzë tjetër. Mbarova shkollën këtu , u dashurova me burrin tim rreth moshës 19-20 vjeç. Bëmë dasmën këtu, më pas u nisëm drejt Greqisë. Ishim të lumtur.
Unë kisha një ëndërr të filloja shkollën e lartë. Mirëpo ishte shumë e vështirë, nuk dija gjuhën. Gjithësesi u regjistrova në shkollë të lartë. Më pëlqente të punoja në televizion. E kisha ëndërr. Më pas mbeta shtatzënë, linda djalin. Aty filluan problemet e mija. Pasi lindja fëmijën, rashë në depresion, u mbylla në vetvete, u dobësova, peshoja 35 kg. Nuk doja gjë tjetër, doja vetëm fëmijën pranë. Aty pashë që burri im në vend që të ishte pranë meje, nuk ishte pranë. Pas 4 vitesh vendosëm të vinim në Shqipëri. Kur kanë ardhur prindërit e mij pas kaq vitesh, panë vajzën e tyre kockë e lëkurë. Filluan grindjet mes familjes time dhe bashkëshortit lidhur me gjendjen time. Më dërgon vëllai në spital, me sjellin edhe një psikolog dhe për 15 ditë fillova ta marr veten sepse isha pranë familjes time, pranë njerëzve të mi. Ndërsa bashkëshorti nuk erdhi në spital.
Kur dola nga spitali e marr në telefon, i them dua divorcin. As në Greqi nuk ishe pranë meje, as këtu nuk je pranë"- rrëfen Luljeta.
Pas vendimit për divorc, Luljeta pohon së bashkëshorti i saj i kishte marrë edhe të gjitha paratë që kishte fituar për 4 vite në Greqi."Atëherë ne nuk kishim numër llogarie që të fusnim lekët në bankë dhe i futnim në llogarinë bankare të pronarit të tij, edhe lekët e tij edhe të mija. A
i në vend që të vinte të na takonte ne fëmijën, ai ikën dhe merr lekët të gjitha. Ai paguan divorcin dhe del divorci për një muaj. Pas katër vitesh që unë kisha punuar në Greqi unë nuk kisha asnjë para."
Më pas me shumë sakrifica falë ndihmës së kumbarës së saj, e cila e strehoi në shtëpinë e saj, ajo arrin të përfundojë shkollën si dhe të gjejë punë.“Kisha filluar të ndihesha mirë, vazhdoja shkollën dhe punoja. Te shkolla e dytë që fillova të punoj në televizion njoh gazetaren më të mirë të Athinës, i tregoj gjithë historinë tjetër.
E dëgjoi historinë time dhe më tha që ditën që do të marrësh diplomën do të më takosh mua. Ditën që mora diplomën, ditën tjetër më merr në telefon gazetarja greke dhe më thotë do të fillosh punë tek emisioni im.
Luljeta thotë se prindërit e saj kanë qenë forca më e madhe për të vazhduar përpara dhe ndaj tyre ajo ndihet tepër borxhlie. Ata i janë gjendur në çdo moment pranë dhe kanë sakrifikuar gjithçka vetëm që vajzës së tyre të mos i shihnin më lot në sy.“Prindërit mblidhnin pensionin e tyre që të paguanin taksi për të më takuar.
Babi me forcat e veta më bëri shtëpinë, të cilën u them lëshojeni me qera. Dhe lekët e qerasë ai i kishte ruajtur dhe ja jep djalit kur fillon shkollën e lartë.”
Për të gjithë shikuesit Luljeta ka ndarë edhe një sekret të vogël lidhur me nënën e saj e cila ka një dëshirë shumë të madhe: Ta shohë të martuar vajzën e saj. Për këtë Luljeta ka vendosur t’i bëjë një surprizë asaj, duke i thënë se kishte gjetur një të dashur i cili e donte, edhe pse ishte shumë më i ri se ajo në moshë, vetëm 24 vjeç. Të dy prindërit të cilët u ftuan në “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” u emocionuan shumë nga kjo gjë dhe ishin të gatshëm të pranonin gjithçka tjetër, vetëm që vajza e tyre e dashur të ishte e lumtur. Por kjo ishte thjeshtë një shaka e produksionit, pasi Luljeta shprehet se ndihej e lumtur edhe pse nuk kishte një partner përkrah. Por ajo u befasua nga përgjigjia e ëmbël dhe gatishmëria e prindërve të saj për ta mbështetur në gjithçka ajo dëshiron dhe vendos të bëjë, mjafton që rezultati të jetë lumturia e saj./tvklan.al