Ka një mesazh për ty – Mbesa fiton “luften” me gjyshin (10 Tetor 2021)


Ka një mesazh për ty – Mbesa fiton “luften” me gjyshin (10 Tetor 2021)

15:15 10/10/2021

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare ka qenë Kejsi 19 vjeç nga Elbasani e cila ka ftuar gjyshin i cili është 78 vjeç dhe jeton në fshatin Vidhas, 15 minuta larg qytetit. Ajo do ta falenderojë për gjithçka që ka bërë për të sepse e konsideron si baba. Ajo është rritur nga gjyshi pasi i ati ka qenë në emigrim dhe shkonte çdo natë në shtëpinë e tyre në orën 8 të darkës dhe ikte në 6 të mëngjesit.

Kujdesej për ato sepse ishin të dyja vetëm në shtëpi. Bëhet fjalë për gjyshin nga ana e mamit. Kjo zgjati që kur Kejsi ishte 1 vjeç deri në 11 vjeç. Gjyshi i saj jetonte në fshat me gruan dhe djalin e tij. Gjatë ditës rrinte me ta dhe në darkë shkonte tek vajza dhe mbesa për t’u kujdesur.

Sipas Kejsit ai nuk ankohej kurrë nëse ishte sëmurë apo stuhi dhe i shkonte tek shtëpi çdo ditë në orën 8. Tani gjyshi i saj jeton vetëm sepse gjyshja ka 2 vite që është ndarë nga jeta dhe  Kejsi do ta falenderojë dhe t’i kërkojë që të rikthehet dhe të jetojë me ta.

Kejsi: Ne bëhemi shumë merak për gjyshin, jeton në një shtëpi të madhe me 8 dhoma dhe është i vetëm. Të tre dajat janë jashtë shtetit dhe gjyshi është vetëm fare. Unë di që ai nuk do pranojë kategorisht që të jetojë dhe ditën, por të paktën dua t’i kërkoj të vijë siç vinte çdo natë. Të paktën natën ta kalojë tek ne. Makinën do e mësoj unë vetë dhe do shkoj ta marrë vetë sa herë të jetë e nevojshme dhe ta dërgoj në shtëpinë e vet sa herë ai të dojë.

Ardit Gjebrea: Gjyshi është familjar me programin tonë?

Kejsi: Po gjyshi e shikon çdo të diel programin tuaj dhe më fal që po ua them, por emrin tuaj nuk e thotë Ardit, por të thotë zoti Adil. Gjithmonë i them gjysh po nuk e ka Adil por Ardit , më bukur Adil thotë.

Ardit Gjebrea: (Qesh) Po e ndryshoj, po bëj një kërkesë.

Kejsi tregon se gjyshi e ka emrin Petrit, por i thërrasin të gjithë baçi dhe jo gjysh. Është një tip i qeshur, mbështetës, dhe nuk kritikon asnjëherë, vetëm jep këshilla. Madje tregon se kur erdhi në jetë Kejsi, e ëma kaloi në vdekje klinike.

Mjekët i dhanë vetëm 7 minuta jetë, por ajo arriti të shpëtonte dhe që atëherë, gjyshi i kishte pikë të dobët të dyja. Ajo ka rrëfyer se deri para dy vitesh kur i shkonin për ta vizituar ai i përcillte duke buzëqeshur, por që dy vite dhe këtej sa herë që ai i përcjell nga shtëpia, i përcjell me lot në sy. /tvklan.al

Ka një mesazh për ty – Pas 44 vitesh, ribejne foton e dites se pare te shkolles (10 Tetor 2021)

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela shqiptare ka qenë doktoresha e shkencave Ruki Kondaj e cila së bashku me miqtë e saj të Fakultetit të Mjekësisë kanë vendosur të takohen të gjithë pas 40 vitesh.

Një foto e shkrepur 44 vite më parë, janë studentë që kanë studiuar për farmaceutikë në atë kohë dhe sot do vijnë të përsërisin këtë foto pas 44 vitesh.

Ardit Gjebrea: Ajo që na ka shkruar është një mikeshë tek “Ka një mesazh për ty”, unë e kam takuar vite më parë tek Samiti i Diasporës ku ajo është vlerësuar dhe nga Kryeministri me titullin “Shqiponja e artë”. Ajo është doktoreshë shkencash dhe është diplomuar  në universitin e Bokonit në Itali, anëtare e organizatave ndërkombëtare, së fundmi ka punuar dhe si këshilltare në Ministrinë e Shëndetësisë së Ontarios dhe ka marrë medaljen e diamantit të kurorës së mbretëreshës. Është zonja Ruki Kondaj e cila vjen pas 40 vitesh të takojë miqtë e saj të fakultetit.

Rukia ka treguar për Ardit Gjebrean se në Fakultetin e Mjekësisë nuk ka ardhur që prej 15 vitesh, që kur ka dorëzuar librin e saj për dhuratë, pedagogëve dhe studentëve dhe sot vjen nga Kanadaja për t’u ritakuar me studentët e farmaceutikës.

Ajo tregon se me shokët dhe shoqet e saj kanë bërë një foto në shkallët e këtij fakulteti në 31 Maj të vitit 1981 dhe kanë bërë 40 vite këtë vit.

Ardit Gjebrea: Sa studentë keni qenë gjithsej?

Ruki Kondaj: Ne kemi qenë 18 veta sepse kanë qenë nga 1 për çdo rreth, unë vija nga Vlora.

Sapo kishte mbaruar një master në universitetin e Bokonit në Itali, ajo iku në Kanada në vitin 2000 dhe për disa vite ka qenë mes dy vendeve, ku ka qenë tepër e vështirë.

Ardit Gjebrea: Kishe kontakt me studentët e tjerë?

Ruki KondajKam pasur, por jo me të gjithë sepse atëherë nuk ishin farë të zhvilluara rrjetet sociale, telefonat ishin pa internet. Shumicën e tyre nuk i kam takuar, i kam takuar në 35-vjetor që ka qenë në 2016, e kemi bërë në verë dhe atëherë nuk kanë ardhur të gjithë.

Rukie tregon se takimin e ka organizuar ajo dhe ia ka propozuar si ide të gjithë miqve të saj përmes një bisede të përbashkët në Whats App. Ajo tregon se ia arriti të sjellë dhe 4 miqtë e saj që ndodheshin jashtë Shqipërisë dhe mungon vetëm një prej tyre që ka humbur jetën këtë vit për shkak të një sëmundje të rëndë.

Rukie ka rrëfyer edhe agjendën e tyre. Pasi të takohen të gjithë në fakultet dhe do bëjnë një foto tek i njëjti vend, ku e kanë bërë dikur para 44 vitesh, tek shkallët e Fakultetit të Mjekësisë. Më pas do shkojnë në varreza për të vizituar mikun e tyre që ka humbur jetën. Ata kanë rezervuar në një hotel në Golem ku do kalojnë natën të gjithë se bashku dhe ditën tjetër gjithsecili në punën e tyre.

Të gjithë u takuan në oborrin e fakultetit ku u përqafuan me mall dhe dukeshin tepër të lumtur që panë njëri-tjetrin dhe në fund u drejtuan tek shkallët për të ribërë të njëjtën fotot që ka qenë bërë në vitin 1977 tek shkallët e Fakultetit të Mjekësisë. /tvklan.al






Të ngjashme