Ka xhami, por mungon imami, prej 6 muajsh nuk këndohet ezani


Ka xhami, por mungon imami, prej 6 muajsh nuk këndohet ezani

14:49 05/10/2021

Ka xhami por mungon imami. Si për ironi fshati quhet Duatepe ose “Kodra e Lutjes”, por banorët e tij nuk mund t’i kryejnë ritet. Fshati ndodhet në qytetin Erzurum të Turqisë dhe aty prej 6 muajsh nga objekti i kultit nuk dëgjohet ezani. Ata shprehen se shkojnë në xhami për të falur 5 vaktet e ditës ndërsa u mungojnë ligjërimet gjatë së xhumasë apo në ditë festash.

Në fshat kemi 6 muaj pa imam. Na ka marrë malli të dëgjojmë ezanin. Vijmë këtu dhe gjejmë vetëm muret. Kjo pengon edhe fëmijët tanë që të mësojnë për fenë. Nuk dimë cfarë të bëjmë”.

Imami që shërbente në fshat prej një viti u largua nga fshati papritur dhe banorët kërkojnë zëvendësimin e tij, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Mediat turke thonë se ky është fshati i vetëm në vend ku nuk kërndohet thirrja për namaz.

Klan News






Të ngjashme