Kabinetet dentare në shkollat e vendit (10 Tetor 2000)


Kabinetet dentare në shkollat e vendit (10 Tetor 2000)

12:30 10/10/2000

Kjo është një nxënëse e klasës së tretë e shkollës “Edit Durham”. Për mjekimin e dhëmbëve në këtë poltron nuk i detyrohet asnjë lekë dentistes. Kjo ndodh vetëm për nxënësit e shkollave. Kabinete dentare ka në shkollat 8-vjeçare, por dhe në ato të mesme. Deri në moshën 18-vjeç, shteti ka për detyrë të ndjekë ecurinë dhe mjekimin e dhëmbeve tek brezi shkollor. Në të gjithë Tiranën funksionojnë 51 qendra të tilla si dhe ekzistojnë 3 pika urgjence që marrin përsipër kurimin falas të kësaj moshe.

Këto 10 vjet duket se është harruar dentisti i shkollës. Shumica e prindërve për një kurim të mirë dhe estetik të gojës së fëmijëve të tyre, zgjedhin privatin. Vetëm për shkak të mangësive të gjithë zgjedhin privatin. Këto kabinete varen nga Drejtoria e Shërbimit Stomatologjik, ndërsa furnizimi me bazë materiale bëhet nga Ministria e Shëndetësisë. Pavarësisht nga eksperienca dhe vitet në punë të dentistëve, fakti është se 75% e mjeteve dhe aparaturave janë të viteve të shkuara./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme