Kabineti Meta, Malaj, Zëri – (29 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kabineti i ri qeveritar Meta duket se s’do ta ketë rrugën e lehtë për të kaluar votbesimin në Parlament. Emrat e rinjë dhe strukturat e reja qeveritare të propozuar nga kryeministri kanë ndeshur në reagimin negative brenda kampit socialist. Në vend të rikthimit të disa ish-ministrave të përfolur duhej t’u lihej me hapësirë socialistëve të rinj në postet ministrore është shprehur një nga ish-drejtuesit socialiste.
Publikimi i listës paraprake të ministrave të rinjë të kabinetit te ri Meta ka shkaktuar reagime edhe në bazën socialiste, e cila përkrah njerëzit që kanë dhënë kontribut në punimet e Kongresit të 3 të PS. Ndërkohë ish-kryefinancieri Arben Malaj ndonëse nuk ka pranuar një post në kabinetin e ri qeveritar shprehet se po krijohen struktura të tepërta, ndërsa posti i Zv/kryeministrit nuk duhet të ketë si angazhim kryesor Ministrinë e Punës por probleme më radikale të vendit.
Oponencën e tij ndaj kabinetit të ri qeveritar, Malaj por edhe eksponentët e tjerë të kampit socialist do ta paraqesin të martën në mbledhjen e grupit parlamentar përpara se Meta dhe ministrat e tij të paraqesin programin dhe të këkrojnë votëbesimin në parlament.
Arben Malaj, deputet i PS:- “Unë jam i bindur që struktura e qeverisë meqë është thënë që do ketë ndryshime do të përbëhet në funksion të prioritetit të saj dhe kam parasysh që do të quhet qeveria e Paktit të Stabilitetit. Çdo ndryshim të një strukture për të gjetur vende për individë do të cënonte moralin e Qeverisë pa u krijuar mirë ajo”.
Për strukturat e reja të kabinetit Meta socialdemokrati Pavlli Zëri shprehet.
Pavlli Zëri, deputet i PSD:- “PSD e ka pasur Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit. Në bisedimet që patëm një natë më parë me kryetarin e PS zotin Nano u ra dakort për ndarjen e Ministrisë me argumentat që paraqiti zoti Nano, të cilat ishin të zotit Meta dhe na u la e drejta e zgjedhjes meqënëse ne kishim të tërë Ministrinë. Ne e pamë të arsyeshme të mbajmë Ministrinë e Transporteve dhe kaq”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame