Kabineti Qeveritar Meta ( 1 Nentor 1999)
Kabineti Qeveritar Meta ende nuk ka diskutuar ndryshimet në strukturën e re. Vetë Meta deklaroi se lëvizjet në Qeveri nuk do të shtrihen në nivelet e administratës. Duket se edhe për punonjësit e administratës së ministrive të cilët për disa ministra vlen afti 3 mujor për të realizuar projekteet në infrastrukturë dhe në fusha të tjera.
Këshilltarët e ish Kryeministrit Majko nuk kanë lëvizur nga funksionet e deritanishme. Ministria e Informacionit do të reduktohet në Drejtorinë e Medias dhe të Komunikimit, në varësi të Ministrisë së Shtetit. Ndërkohë ish kryeministri dhe kryetari i PS-së Fatos Nano ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Meta në selinë e Kryeministrisë. Nano do të mungojnë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist pasi duke filluar nga dita e sotme do të marrë pjesë në një Forum për Europën Juglindore që zhvillohet në Selanik.
Në mbledhjen e nesërme të grupit parlamentar socialist në prani të Kryeministrit Meta, do të nxirren në shesh pretendimet e deputetëve socialistë ndaj përbërjes dhe strukturës së kabinetit te ri Qeveritar. Pritet që pas heqjes së sotme për median, kreu socialist do të flasë në rrugë institucionale për jetëgjatësinë e kësaj qeverie./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame